Fillon Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Liderët të cilët marrin pjesë në këtë Samit kanë filluar që në orët e para të mëngjesi të mbërrijnë në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Stamboll. Ata janë pritur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

organizata-bashkepunim isl-5644jpgFillon në Pallatin e Kongreseve në Stamboll Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Në këtë Samit marrin pjesë liderët e mbi 30 shteteve të ndryshme të cilat janë anëtarë të kësaj organizate.

Liderët të cilët marrin pjesë në këtë Samit kanë filluar që në orët e para të mëngjesi të mbërrijnë në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Stamboll. Ata janë pritur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Erdogan i ka pritur liderët e ardhur në ambientet hyrëse të Pallatit të Kongreseve, në vendin ku ishte vendosur edhe një platformë me flamujt e vendeve pjesëmarrëse. Pas pritjes së liderëve, ceremoni e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, të pranishmit kanë realizuar edhe një foto familjare.

Shekulli Agency