Koreja e Veriut në fillim të majit mund të kryejë testimin e ri të armëve bërthamore

kore-fron--4633Zyrtarët e Koresë së Jugut paralajmëruan se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë testimin e pestë të armëve bërthamore në një të ardhme të afërt.

Pheniani zyrtar në janar të këtij viti testoi gjoja bombën me hidrogjen dhe u përball me sanksione të ashpra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por Koreja e Veriut ende pohon se nuk do të heqë dorë nga ambiciet për të zhvilluar armët bërthamore.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap citon një zyrtar të Seulit i cili thotë se incizimet e fundit të aktiviteteve të Koresë së Veriut në bazën Punggye-ri paraqesin një “sinjal bindës” se Pheniani mund të ndërmarrë një lançim të ri në fillim të majit të këtij viti.

Shekulli Agency