Nxirren nga liqeni i Shkopetit dy trupa të pajetë.

Një furgon pasagjerësh doli nga rruga në aksin Tiranë – Peshkopi në afërsi të liqenit të Shkopetit.

kot-peshkopi-564jpgMesditën e sotme një furgon me pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi brenda në liqen.

Grupi i Emergjencës ka arritur të nxjerrë nga liqeni i Shkopetit dy trupa të pajetë ku raportohen dy viktima dhe tre të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë për në spital.

Sipas policisë deri më tani është bërë i mundur nxjerrja e vetëm dy trupave ndërkohë që dyshohet se numri i personave që kanë humbur jetën në këtë aksident është më i lartë.

Shekulli Agency