India testoi raketën supersonike interceptore

Zyrtarët e ushtrisë indiane deklaruan se raketa e testuar supersonike për katër minuta ka gjetur dhe ka shkatërruar raketën e synuar

kot-indi-56444Ushtria e Indisë ka testuar me sukses raketën supersonike të realizuar së fundmi për interceptimin e raketave balistike të “armikut”.

Departamenti për zhvillimin e teknologjisë mbrojtëse të Programit të Zhvillimit Indian ka testuar raketën e re balistike të brezit të interceptorëve. Raketa supersonike u lançua nga qendra e testimit në bregdetin Odisha.

Zyrtarët e ushtrisë indiane deklaruan se raketa e testuar supersonike për katër minuta ka gjetur dhe ka shkatërruar raketën e synuar dhe se testi ka kaluar me sukses.

Shekulli Agency