Për aeroportin e tretë në Stamboll deri tani janë shpenzuar 1.8 miliardë euro

Në ndërtimin e aeroportit momentalisht punojnë 15.153 persona, ndërsa numri i punëtorëve gjatë një periudhe të caktuar mund edhe të dyfishohet

aer-stam-654Për ndërtimin e aeroportit të tretë në Stamboll, në të cilën gjenden parkingje, hotele, qendra tregtare dhe objekte të tjera, deri më tani janë shpenzuar 1.8 miliardë euro.

Në ndërtimin e aeroportit momentalisht punojnë 15.153 persona, ndërsa numri i punëtorëve gjatë një periudhe të caktuar mund edhe të dyfishohet.

Gjatë ndërtimit të aeroportit do të përdoret material i cili do të merret nga rajonet e Turqisë. Deri te aeroporti dhe nga aeroporti pasagjerët do të mund të udhëtojnë me transport të ndryshëm siç janë metrotë, stacioni i shpejtë hekurudhor dhe autobusë.

Planifikohet që në aeroport në ditë të realizohen më shumë se 1000 fluturime, ku Stambolli do të lidhet me 350 destinacione në mbarë botën.

Shekulli Agency