(Video) Drogë, armë dhe eksploziv/ Ja kush e drejtonte trafikun nga Shqipëria në Itali

Operazione anti-terrorismo della polizia belga nel quartiere ebraico di Anversa.Policia italiane ka finalizuar sot operacionin “Illiria” në Bari, ku u sekuestruan drogë, armë dhe eksploziv. Në kuadër të këtij operacioni, përfunduan në pranga 8 persona, nga arrestime të kryera në të gjithë Italinë. Nga këta, 5 prej tyre janë shtetas shqiptarë.

Mediat italiane kanë zbuluar emrin e kryetarit të organizatës kriminale. Ai është Roland Lame, i cili drejtonte trafikun së bashku me djalin e tij, 25 vjeç, Fabio.

Banda kriminale vepronte që prej vitit 2013 dhe policia sekuestroi 1 ton marijuanë, 4.5 kg tritol, 170 plumba, një kallashnikov dhe më shumë se 1 kg heroinë e kokainë.

Shekulli Agency