Presidenti Erdogan vizitë në Kenia

kot-kenyatta-8777Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet në Kenia në kuadër të një vizite është pritur me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i vendit, Uhuru Kenyatta.

Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën presidenciale fillimisht u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve dhe pasi Erdogan përshëndeti trupën ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top.

Pas pritjes ceremoniale dy presidentët kanë kaluar në takimin kokë më kokë.

Shekulli Agency