Francë, vdes një tifoz i Irlandës Veriore

Pol-fra-76555

Një fans i Irlandës Veriore ka vdekur në Nice, ka konfirmuar policia franceze.

Sipas BBC, tifozi 20 vjeçar i Irlandës Veriore ishte rrëzuar nga shëtitore, rreth 8 metra e lartë, në një plazh shkëmbor në Nice. Ai raportohet se ka vdekur në orët e hershme të së hënës.

Bëhet e ditur se vdekja e tifozit ishte aksidentale dhe nuk ishte si pasojë e ndonjë përleshje ndërmjet fansave apo ndonjë incident tjetër.

Ditët e para në Euro 2016 janë shoqëruar edhe me përleshje ndërmjet fansave, veçanërisht ndërmjet atyre anglez dhe rusë.

Shekulli Agency