Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë deklaratë në lidhje me tentativën e FETÖ-s për grusht shteti

shtabi-i-pergjithshemShtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka reaguar në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen e 15 korrikut ku një grup i organizatës terroriste FETÖ tentoi të bënte grusht shteti, raporton (AA).

Në deklaratën me shkrim të Shtabit thuhet: ”Këta tradhtarë terroristë të pabesë të cilët nën rrobën e ngritur dhe të pastër të ushtrisë së Turqisë me duart e tyre të lyera me gjak drejtuan armët kundër unitetit kombëtarë duhet të ndahen nga ushtarët trima dhe të përkushtuar ndaj vlerave të ushtrisë sonë.”

Duke ngushëlluar të gjithë popullin e Turqisë në vijim të deklaratës thuhet: ”Maskarenjve të cilët vunë një njollë mbi ushtrinë tonë të pastër do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë.”

Shekulli Agency