Ministria e Financave do të falë taksat për makinat e regjistruara para 10 vjetësh si dhe taksat e biznesit kur paguan 70% të detyrimit.
Sipas kësaj amnisitie do të falen taksat e papaguara, gjobat dhe kamatvonesat për makinat, bizneset dhe gjobat për kontributin e pensioneve. Sipas Ministrisë së Financave zbatimi i amnisitisë do të ketë një afat prej 8-9 muajsh.
Makinat
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë pajisur në 2006 me leje qarkullimi dhe që kanë 10 vjet pa paguar taksën e qarkullimit do të përfitojnë amnisiti. Kjo kategori do të mund të përfitojë duke e çregjistruar mjetin pa pagesë. Në rast se drejtuesi kërkon ta mbajë mjetin, duhet të paguajë detyrimin.
Bizneset
Sipas ministrisë së Financave, amnisitia përjashton faljen e e sigurimeve dhe kontributeve shoqërore, por fal vetëm gjobat e papaguara mbi këtë tatim. Me këtë amnisisti, biznesi përfiton rreth 40 miliardë lekë.
Në një intervistë për “Panoramën”, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, tregon shembuj për përfitimet e biznesit nga kjo amnisti.
“Logjika e ligjit për faljen me kushte është që të paguhen 70% e tatimit dhe të falet 30% i mbetur. Nëse detyrimi tatimor është 10 lekë, kamatvonesa është 10 lekë dhe gjoba është 5 lekë. I gjithë detyrimi tatimor, sipas ligjit të procedurave, është 25 lekë. Nëse tatimpaguesi paguan 70% të kamatvonesës që janë 7 lekë, biznesit i falen automatikisht gjobat, ku në këtë rast janë 5 lekë, 3 lekë të mbetur nga tatimi dhe 3 lekë nga kamatvonesat. Ora, në total, sipas shëmbullit, ky tatimpagues paguan 7 lekë tatim + 7 lekë kamatvonesë=14 lekë, atij i falen 5 lekë gjoba + 3 lekë tatim+ 3 lekë kamatëvonesë=11 lekë. Pra paguan 14 lekë dhe i falen 11 lekë”, u shpreh ai
