“Fitch Ratings” – Në Turqi mund të investohet

Fitch e konfirmoi notën e kredisë për Turqinë e cila është “BBB-“ që nënkupton se “mund të investohet”.

ratings-kot-765Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, “Fitch Ratings”, e publikoi notën e kredisë së Turqi.

Fitch e konfirmoi notën e kredisë për Turqinë e cila është “BBB-“ që nënkupton se “mund të investohet”.

Ndërkaq agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Fitch Ratings” pamjen e Turqisë nga “e qëndrueshme” e ktheu në “negative” për shkak të tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) dhe atyre që u jetuan pas saj.

Për pozitën financiare të Turqisë “Fitch Ratings” theksoi se ajo nuk do të dobësohet për shkak të tentativës së grusht shteti të dështuar.

Në deklaratën e bërë më 18 korrik pas tentativës së përgjakshme të grusht shteti të FETO-s, “Fitch Ratings” kishte thënë se nota e kredisë së Turqisë do të varet nga zhvillimet ekonomike dhe politike pas tentativës.

Pritej që agjencia “Fitch Ratings” ta ulë notën e kredisë pasi që agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive “Moody’s”, vazhdoi që notën e kredisë së Turqisë ta mbajë në nivelin negativ pas tentativës së grusht shteti.

/trtshqip/

Shekulli Agency