Sipas mendimit tim, negociatat me SHBA-të mbi Partneritetin Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP) de facto kanë dështuar, tha Zëvendëskancelari gjerman Sigmar Gabriel
Ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel të dielën deklaroi se negociatat mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tregtinë e lirë kanë dështuar.
Negociatat për të ashtuquajturin Partneriteti Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP) kanë shënuar përparim të vogël gjatë viteve të fundit.
“Sipas mendimit tim, negociatat me SHBA-të de facto kanë dështuar, edhe pse atë askush nuk është i përgatitur ta pranojë”, tha Zëvendëskancelari gjerman Gabriel.

