Erdogan-Putin bisedë telefonike për arritjen e një “armëpushimi në Halep”

erdogan-putinPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku temë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Siri dhe mundësia për një armëpushim në Halep.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe në këtë bisedë telefonikë Presidenti Erdogan ka nënvizuar rëndësinë e një arritjeje të një marrëveshjeje në Halep sa më shpejt të jetë e mundur.

Shekulli Agency