Koreja e Jugut paralajmëron Veriun në rast të përdorimit të armës bërthamore

Në rast se “Veriu” do të përdor armë bërthamore, Koreja e Jugut është e gatshme të sulmojë me raketa balistike dhe bomba të fuqishme të cilat mund ta rrafshojnë me tokë Phenianin

kore-fron--4633Forcat e armatosura të Koresë së Jugut deklaruan se janë të gatshme për të kryer një sulm parandalues ndaj Koresë së Veriut, e cila dy ditë më parë, përsëri testoi një armë bërthamore.

Siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të afërt me ushtrinë e Koresë së Jugut, “Ushtria e Koresë së Jugut është e gatshme që të sulmojë Korenë e Veriut, në rast të një sinjali të vogël se ky vend ka përdorur armë bërthamore”.

Shekulli Agency