Flamuri amerikan në bazën e PYD-së

kot-6544Në ndërtesën ku ndodhen shumë militantë të organizatës terroriste PYD/PKK në rajonin Tel Abjad në qytetin Rakka të Sirisë është vendosur flamuri Amerikan.

Flamuri i SHBA-së i vendosur në pikën numër 3 në zonën Mumbatıh të rajonit Tel Abjad, një prej pozicioneve nën kontrollin e PYD-së e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK, vërehet edhe nga rajoni Akçakale i qytetit Şanlıurfa të Turqisë.

Me 2 shtator në Siri përreth fshatit Rafi ku ndodhen shumë militantë të organizatës terroriste PYD/PKK në rajoni Munbixh në perëndim të Lumit Eufrat kanë qenë të varur flamuj të Amerikës. Burimet lokale në rajon patën theksuar se terroristët përdorin flamurin amerikan si “mburojë”.

Shekulli Agency