Yıldırım : Turqia me vendosshmëri do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım deklaroi se në sulmin vetëvrasës në Şemdinli, në juglindje të Turqisë jetën e kanë humbur 10 ushtarë dhe tetë civilë

yildirim-463353Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Stamboll deklaroi se në sulmin e sotëm vetëvrasës ndaj stacionit të xhandarmërisë Durak, në Şemdinli të provincës Hakkari, kanë rënë dëshmorë dhjetë ushtarë dhe janë vrarë tetë civilë, dhe se ka edhe të plagosur.

Yıldırım më tej shtoi se në kamionetën, e cila u përdor në sulm, ishin vendosur pesë ton eksploziv, i cili u aktivizua nga sulmuesi vetëvrasës.

Kryeministri turk të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

“Turqia me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit, organizatave separatiste, DAESH-it dhe çdo organizata tjetët terroriste”, porositi Yıldırım duke shtuar se lufta do të vazhdojë me qëllim të mbrojtjes së Turqisë dhe popullit të saj nga terrorizmi.

Shekulli Agency