Putin: Mbështesim OPEC për kufizimin e prodhimit të naftës

put-kot-8777Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka duke theksuar se rënia e çmimeve të naftës nuk është ndonjë fatkeqësi, ka deklaruar se ”Disa thonë se duke ulur në dy herë çmimin e naftës, burimet hidrokarbure do të mbarojnë. Nuk ka një mbështetje konkrete për këtë. Në kushtet aktuale mendoj se stabilizimi i çmimeve të naftës dhe kufizimin e prodhimit do të jetë një metodë e drejtë. Për këtë arsye mbështesim ndërhyrjet e vendeve të OPEC”, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto komente Presidenti Putin i ka bërë gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 23-të Botëror të Energjisë, në të cilën Agjencia e lajmeve Anadolu është partner global i komunikimit. Putin në fjalën e tij ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të përpiqen që tu shkojnë burimet energjetike të kohës.

Duke theksuar se në botë ka rreth 2 miliardë njerëz që nuk kanë kontakt me energjinë, Putin tha: ”Duhet të punojmë që të dërgojmë të paktën energji elektrike e cila është një nevojë e këtij civilizimi për këto njerëz, duke zhvilluar ekonominë dhe ngritur barrierat që pengojnë këtë gjë.”

Ndërsa në lidhje me disa deklarata se koha e hidrokarbureve është duke përfunduar dhe jemi duke u futur në një epokë të re, Putin ka thënë: ”Nuk mund të dalim në përfundime kaq të gjata. Njerëzimi po shkon drejt energjisë së gjelbër, por kërkesa për energji sa vjen dhe rritet. Njëkohësisht edhe përdorimi i produkteve të naftës dhe të gazit janë në rritje. Edhe pse kjo rritje nuk është si më parë, është fakt që kërkesa është në rritje.”

Putin tha se rritja e prodhimit të gazit të lëngshëm (LNG) ka ndikuar në tregun global të gazit. ”Infrastruktura për gazin LNG është gjithmonë e në përmirësim. Pas 10 viteve transporti i gazit LNG do të kalojë atë të tubacioneve” është shprehur ai.

Shekulli Agency