Turqi, tre ushtarë bien dëshmorë në sulmin e terroristëve të PKK-së

a-turTë paktën tre ushtarë turq kanë rënë dëshmorë në sulmin e pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në provincën Mardin të Turqisë.

Siç theksojnë burimet e sigurisë, gjatë kalimit të automjetit ushtarak në rrugën Mardin – Diyarbakir është aktivizuar mjeti shpërthyes i vendosur më herët.

Sipas informacioneve të para, shpërthimin e kanë vendosur terroristët e PKK-së, ndërsa kanë rënë dëshmorë tre ushtarë. Ka edhe të plagosur të cilët janë vendosur në spital.

Në rrjedhë janë operacionet me qëllim të kapjes së terroristëve në këtë rajon.

Shekulli Agency