Britania ka ngrirë llogaritë bankare të televizionit “Rusia Today”

Në ueb faqen e RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim

kot-78707099Autoritetet britanike kanë ngrirë të hënën të gjitha llogaritë bankare të transmetuesit shtetëror rus, “Rusia Today” (RT).

Kryeredaktorja e televizionit me seli në Moskë, Margarita Simonyan, lajmin e publikoi përmes llogarisë së saj në Twitter. “Llogaritë tona bankare në Britani janë bllokuar. Të gjitha. Vendimi nuk mund të ankimohet. Rroftë liria e shprehjes”, kishte shkruar ajo.

Në ueb faqen e RT-së shkruhet se vendimi i bankës NatWest që është e lidhur me grupin “Royal Bank of Scotland”, është marrë pa ndonjë sqarim.

Shekulli Agency