Olpak: Të gjitha vendet e Ballkanit kanë një rëndësi të veçantë për MÜSIAD-in

Olpak tha se kanë konstatuar se Maqedonia nuk ka probleme në marrëdhëniet me shtetet e tjera në rajon dhe për këtë shkak fillimisht kanë zgjedhur Maqedoninë

nail-olpakKryetari i Përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Turqia (MÜSIAD), Nail Olpak, tha se të gjitha vendet e Ballkanit veç e veç kanë një rëndësi të veçantë për to, por Maqedonia për shkak të pozitës gjeografik të saj është në qendër të rajonit.

Olpak, i cili ishte në Shkup në kuadër të hapjes së degës së MÜSIAD-it në Maqedoni, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Anadolu Agency (AA), në lidhje me rëndësinë dhe punimet e kësaj dege.

Ai duke theksuar se në Maqedoni, të cilën e karakterizon si “zemra” e Ballkanit, kanë ardhur për hapjen e degës së MÜSIAD-it për të cilën kanë punuar për një kohë të gjatë, tha se “Kjo do të thotë, se marrëdhëniet tona në Ballkan të cilat deri më tani ishim duke i kryer me anë të përfaqësuesve, prej tani e tutje nuk do të ngelin vetëm në korniza të një qendre, por do të bëhet një strukturë e organizuar edhe në vendet tjera”.

Olpak tha se kanë konstatuar se Maqedonia nuk ka probleme në marrëdhëniet me shtetet e tjera në rajon dhe për këtë shkak fillimisht kanë zgjedhur Maqedoninë.

Gjithashtu ai ka theksuar se në të ardhmen dëshirojnë që të strukturohen edhe në vendet e tjera. “Për këtë janë të nevojshme kushtet, të jenë afaristë të cilat do të veprojnë sipas misionit të MÜSIAD-it si dhe të arrihet një numër i caktuar i biznesmenëve. Është formuar një thelb i mirë, jo vetëm afaristët të cilat realizojnë aktivitete në Maqedoni, por janë të anëtarësuar afaristë edhe nga shtetet nga rajoni si nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Greqia”.

“Maqedonia në pozicion qendror” 

Olpak theksoi se në gjeografinë më të afërt vetëm në Rumani kanë degë, ndërsa në Ballkan për shkak se dega gjendet në Maqedoni ajo në të njëjtën kohë është në një pozicion qendror. Ai gjithashtu u shpreh se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre me degë të reja kur të arrihet një numër i mjaftueshëm i biznesmenëve të organizuar në vende të tjera.

Duke theksuar se MÜSIAD në Maqedoni do të kryejë punime për të realizuar aktivitete të dobishme për botën e biznesit të vendit, Olpak u shpreh se “Duhet të bëjnë projekte të cilat do të bartin anëtarët e tyre në të ardhmen. Kjo nuk përbëhet si çdoherë nga vizitat e zakonshme të punës. Do të ketë vizita dhe forume biznesi, do të ketë edhe pjesëmarrje në panaire. Do të kontribuojnë në raportet e përgatitura në lidhje me vendet dhe çështjet ekonomike dhe sociale. Do të jetë në gjendje që qeverive dhe administratave të vendeve t’u prezantojë pritjet dhe pengesat e botës së biznesit”.

Olpak tha se biznesmenët ndërmjet tyre më shumë ndjejnë nevojë për udhëzime se sa për garanci të ndërsjellë. “Në vend të mbushjes të veshit me informacione nga jashtë MÜSIAD në Maqedoni do të jetë adresa e pare për njerëzit që bëjnë biznes këtu, për ata që duan të investojnë në Maqedoni, për ata që duan të zhvillojnë tregtinë ose për ata që duan të fillojnë prej fillimi të merren me tregti”, tha Olpak.
Ai kujtoi se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me odat ekonomike të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Këto marrëveshje janë marrëveshje me besim të mirë, ku që nga fillimi në asnjë mënyrë nuk përmbajnë obligime rigoroze, por të paktën nëse ke qëllim të mirë ta hapin derën për të punuar. Nëse e vlerësojnë nga ky aspekt atëherë marrëveshjet që i kemi bërë më tre odat ekonomike na japin këtë mesazh; që të tri odat ekonomike kanë mendim pozitiv ndaj MÜSIAD-it, po ashtu edhe MÜSIAD-i për ata. Ne themi që jemi gati të bëjmë biznes të ndërsjellë. Në periudhën e ardhshme do të ketë vizita të ndërsjella dhe zhvillime se si do të jenë strukturat e biznesit”, ka përfunduar kryetari i Përgjithshëm i Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Turqia (MÜSIAD), Nail Olpak.

Shekulli Agency