Një avion luftarak i Rusisë rrëzohet në Mesdhe

Një avion luftarak i tipit Mig-29K është rrëzuar gjatë kohës kur është afruar për uljen në aeroplanmbajtësen “Amiral Kuznetsov” e cila ndodhet në Detin Mesdhe

111-mig-29kMinistria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një avion luftarak i tipit Mig-29K është rrëzuar gjatë kohës kur është afruar për uljen në aeroplanmbajtësen “Amiral Kuznetsov” e cila ndodhet në Detin Mesdhe.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria theksohet se avioni luftarak i cili ndodhej në një fluturim trajnues ka rënë si pasojë e një defekti teknik disa kilometra para se të mbërrinte në aeroplanmbajtëse. Ndërsa bëhet e ditur se piloti ka shpëtuar pasi ka vënë në përdorim sistemin për lëshimin e ndenjëses së pilotit gjatë rrëzimit të avionit.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se aeroplanmbajtësja ruse “Amiral Kuznetsov” ka vazhduar të përparojë në kuadër të programit në Mesdhe.

Shekulli Agency