Izraeli po përgatitet për ndërtimin e 7 mijë njësive të reja banesore në Jerusalem

izr-7866Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës, njoftoi se Izraeli është duke u përgatitur për të ndërtuar shtatë mijë njësi të reja banimi në Jérusalem.

Në një deklaratë me shkrim ministria thekson se plani i ri i Izraelit ka për qëllim që të ndajë Jerusalemin lindor nga ambienti palestinez, të rrisë numrin e njësive të banimit hebrenj dhe të pushtojë më shumë territore.

“Vazhdimi i ndërtimit të njësive të reja të banimit do të thotë mbyllje e derës për zgjidhje politike”, thuhet më tej në deklaratë.

Palestinezët kundërshtojnë ndërtimin e njësive banesore hebreje.

Procesi i paqes në Lindjen e Mesme u pezullua në prill të vitit 2014, për shkak të refuzimit izraelit të propozimit për njohjen e kufijve të vitit 1967 dhe në dhënien fund të politikës së ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebraike në tokat e okupuar palestineze.

Shekulli Agency