Greqi, refuzohet ekstradimi i tre puçistëve të arratis

Vendimin për pesë ushtarët e tjerë të arratisur, të dyshuar për pjesmarrje në tentimin e dështuar të grusht shtetit pritet të merret nesër

puc-greGjykata greke refuzoi kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tre nga tetë ushtarët turq të cilët pas tentimit të grusht shtetit ushtarak të dështuar të organizatës terroriste FETO, u arratisën në Greqi.

Avokatët mbrojtës dhe tre puçistët e arratisur sot u paraqitën para Gjykatës së Apelit në Athinë.

Gjykata solli vendimin ku thekson se tre ushtarët nuk do të ekstradohen në Turqi për shkak se me kjo paraqet “kërcënim për jetët e tyre”.

Gjykata, vendimin për pesë ushtarët e tjerë të arratisur, të dyshuar për pjesëmarrje në tentimin e dështuar të grusht shtetit pritet të sjellë nesër.

Pasi që pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë, anëtarë të organizatës terroriste FETO, më 15 korrik të këtij viti nuk arritën të realizojnë grusht shteti në Turqi, tetë puçistë me helikopter të forcave të armatosura u arratisën në Greqi.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e tyre.

Shekulli Agency