Korçë: Arrestohet për dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, nënës dhe gruas

Nga specialistët e seksionit për Krime në Komisariatet e Policisë në Korçë dhe Kolonjë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi, Kristi Piluri, 26 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se më datë 20.12.2016, ky shtetas për motive të dobëta, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, 50 vjeç, banues në Korçë.

Kristi Piluri, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike edhe ndaj gruas dhe nënës së tij, 60 vjeçe.

Shekulli Agency