Një makinë futet në hapësirën e festivalit në SHBA, 28 të plagosur

Një person në qytetin New Orleans të shtetit Louisiana, në SHBA, ka hyrë me makinën e tij drejt një grubulli njerëzish të cilët ndiqnin një festival rruge.

Makina e cila hyri në masën e njerëzve që ndiqnin festivalin tradicional Mardi Gras, u bë shkak për plagosjen e 28 personave.

Ndërsa zyrtarët e policisë thanë se nuk kanë të bëjnë me një sulm terrorist dhe se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit.

Nga ana tjetër thuhet se 21 persona nga 28 të plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa disa prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Shekulli Agency