10 sulme në ditë kanë ndodhur kundër emigrantëve në Gjermani në vitin 2016

Gati 10 sulme ndaj emigrantëve kanë ndodhur çdo ditë në Gjermani në vitin 2016, njofton Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në total, 560 persona janë lënduar në dhunë, përfshirë 43 fëmijë.

Tri të katërtat e sulmeve i kanë pasur për cak emigrantët jashtë akomodimit të tyre, ndërsa gati 1.000 sulme kanë ndodhur ndaj qendrave të strehimit të emigrantëve.

Vendimi i kancelares Angela Merkel për t’i hapur dyert e Gjermanisë për njerëzit që po iknin nga konfliktet dhe përndjekja, e ka polarizuar vendin dhe e ka rritur krimin e urrejtjes.

Shekulli Agency