Kryebashkiaku i Teheranit: Mbi 70.000 familje përballen me uri

Kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, deklaroi se në kryeqendrën e Iranit janë mbi 70.000 familje të cilat përballen me uri konstante, raporton (AA).

Deklarata e Qalibafit u bë gjatë fjalimit të tij në një evet të mbajtur në kryeqytet ku porositi se në kryeqendër nuk ka asnjë ent social të regjistruar, ndërsa mbi 70.000 familje e kalojnë natën të uritur.

Kryebashkiaku iranian theksoi se pranon dështimin e tyre sepse nuk kanë ndërmarrë masa radikale në luftën kundër drogës dhe divorcit për shkak se këto dy çështje paraqesin problemet kryesore të cilat shkaktohen nga varfëria dhe papunësia.

Shekulli Agency