Le Pen: “Kosova është tokë e shenjtë serbe”

Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës.

Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Shekulli Agency