Erdogan dhe Putin vendosin të thellojnë partneritetin strategjik

Presidenti turk dhe kreu rus i shtetit zhvilluan bisedime në telefon.

Gjatë bisedimeve, të dy udhëheqësit ranë dakord për të thelluar partneritetin strategjik turko-ruse.

Kremlini ka thënë se heqja e sanksioneve reciproke mes dy vendeve u diskutua gjithashtu.

Ndër temat e diskutuara mes Erdogan dhe Putin, përfshijnë në veçanti projektin Turkstream që do të transportojë gazin rus në Evropë nëpërmjet Turqisë dhe projektit të centralit bërthamor Akkuju në Mersin.

Shekulli Agency