Pentagoni konfirmon se i ka dërguar armë PYD-së

Pentagoni bëri të ditur se PYD-së, degës së organizatës terroriste të PKK-së në Siri, i ka dërguar armë këmbësorike, municion dhe pajisje.

Zëdhënësi i Pentagonit, major Adrian Rankine Galloway për AA konfirmoi se SHBA-të i kanë dërguar PYD-së armë dhe municion.

“Konfimoj se strukturave kurde të Forcave Demokratike Siriane u kemi dërguar armë këmbësorike, municion dhe pajisje”, tha Galloway.

Ai nuk deshi të saktësojë për sasinë e armëve dhe municionit.

Rikujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump në fillim të muajit maj urdhëroi Pentagonin që në kuadër të operacionit në Rakka, t’i jepen armë dhe pajisje PYD-së.

Shekulli Agency