Regjimi i Asadit nis sulmet në Dera dhe Damask

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka ndërmarrë sulme në prefekturën e Deras në Siri dhe rajonin e Gutës Lindore pranë kryeqytetit Damask, raporton (AA).

Pas përfundimit të armëpushimit 48 orësh që shpalli të shtunën, regjimi i Asadit në orët e hershme të mëngjesit ka filluar të godasë rajonet e opozitarëve që gjenden në largësi 1,5 kilometra nga kufiri i Jordanisë në jugperëndim të qytetit të Deras.

Husejin Abu Zejit, komandant opozitar në Dera, për AA tha se kanë arritur të zmbrapsin “sulmin e regjimit dhe milicëve në Zonën e Mbrojtjes Ajrore”.

Abu Zejit shtoi se kanë vrarë mbi 15 ushtarë, kanë asgjësuar dy tanke dhe kanë vënë dorë mbi armë të ndryshme.

Duke zmbrapsur forcat e regjimit, opozitarët kanë penguar hyrjen e tyre në zonën që lidh qendrën e prefekturës së Deras me pjesën periferike të saj.

Nga ana tjetër, regjimi ka ndërmarrë sulme ajrore lagjen Xhobar në rajonin e Gutës Lindore në Damask i cili mbahet i rrethuar prej katër muajsh, si dhe rrethinat Zemelke dhe Ajn Terme.

Shekulli Agency