Mogherini takon Thaçin dhe Vuçiçin në Bruksel

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini u takua sot me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, raporton (AA).

Mogherini këtë mëngjes u takua me Thaçin në ndërtesën e Departamentit për Politikë të Jashtme të BE-së.

Pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ka filluar takimi mes Mogherinit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit me dyer të mbyllura, priten deklarata për mediat.

Shekulli Agency