Trump: Të gjitha opsionet në tavolinë pas lançimit të raketës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump paralajmëroi sot se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” pas lançimit të raketës nga Koreja e Veriut mbi Japoni.

Trump në njoftim theksoi se “me veprime kërcënuese dhe destabilizuese” vetëm rrisin izolimin e Koresë së Veriut në këtë rajon dhe botë.

Presidenti amerikan theksoi se veprimet e Phenianit tregojnë “përbuzje ndaj fqinjëve të tij” dhe se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” kur është fjala tek kundërpërgjigjja e SHBA-ve.

Koreja e Veriut, përskaj paralajmërimeve të Trumpit dhe vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lançoi raketë të re mbi territorin e Japonisë.

Pasi raketa e re e Koresë së Veriut kaloi mbi ishullin japonez Hokkaido, u copëtua në tre pjesë dhe u ra në Oqeanin Paqësor, rreth një mijë milje nga toka.

Sekretari i kabinetit të kryeministrit japonez Yoshihide Suga deklaroi se lançimi i raketës paraqet kërcënim serioz dhe se ndaj kësaj me kohë do të jepet kundërpërgjigje e ashpër.

Shekulli Agency