Maqedoni, “BESA” e vërshon lagjen e Bujar Osmanit në Serovë

Në po të njëjtën ditë, dhe në po të njëjtën lagje të Serovës, pjesë e së cilës banojnë shumë funksionarë të lartë të BDI-së, në mesin e tyre edhe Bujar Osmani, BDI ka prezantuar kandidatin e tyre për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiun.

Mirëpo për dallim nga numri i lartë i aktivistëve të Lëvizjes BESA, Visar Ganiu në këtë lagje u prit nga një numër i vogël i simpatizantëve të BDI-së.
Kujtojmë se nëndega “Bashkim Vëllazërim” në ciklin e fundit të zgjedhjeve parlamentare ka fituar bindshëm nëpër gjitha rrugicat ku gravitojnë funksionarët e BDI-së.

Shekulli Agency