Terroristët e PKK/PYD morën fushën e dytë më të madhe të naftës në Siri

Terroristët e PKK/PYD-së kanë marrë fushën e dytë më të madhe të naftës në Siri.

Pjestarët e organizatës terroriste PKK/PYD, siç konfirmuan për AA burime lokale, morën fushën e naftës Tenek, e vendosur 35 kilometra në lindje të qytetit Deyrizor të Sirisë

PKK/PYD vazhdon avancimin në veri dhe lindje të Deyrizor-it me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa kundër organizatës terroriste DEASH.

Militantët e DEASH-it u tërhoqën në lindje të Tenek-ut, duke ua lënë kontrollin mbi këto fusha ta naftës PKK/PYD-së.

PKK/PYD muajin e kaluar mori fushën më të pasur të naftës El-Omer, por edhe Jafra, të dyja në Deyrizor. Rreth një e katërta e territorit të Sirisë është nën kontrollin e organizatës terroriste.

Fusha më e madhe e naftës në Siri është e vendosur në lindje të lumit Eufrat, që rrjedh permes Deyrizor.

PKK është në listën e organizatëve terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

DEYRIZOR/ANKARA (AA)

Shekulli Agency