Spanjë, dënim me burg për shpërndarje mesazhi që lavdëron terrorizmin

Gjykata Supreme e Spanjës për herë të parë ka marrë vendim i cili thekson se personat të cilët lavdërojnë dhe mbështesin terrorizmin në rrjetet sociale kryejnë krim.

Gjykata konfirmoi dënimin me burg të Andeki Juradu Garci, të cilin gjykata komunale vitin e kaluar e dënoi me 1.5 vjet burg për shkak të shpërndarjes së dy mesazheve në rrjetin social Twitter.

Mesazhet i takonin Jose Uribetxeberri, anëtarit të organizatës separatiste ETA dhe lavdëronin terrorizmin.

Gjykata Supreme hodhi poshtë pohimet e mbrojtjes e cila këtë rast e quajti liri të shprehjes, duke sqaruar në vendimin se prezantimi i fotografive, dhe mesazheve të tilla nuk i shërbejnë qëllimeve të tjera, përveçse për të lavdëruar dikë që është terrorist.

Ky është dënimi i parë me të cilin dënohet shpërndarja e mesazheve që lavdërojnë terrorizmin.

Shekulli Agency