Erdogan: Turqia merr katër milionë refugjatë, Europa fshihet pas telave me gjemba

Duke përfituar nga Dita Botërore e Refugjatëve, ai theksoi Turqia ka treguar qëndrimin humanitar dhe moral ndaj krizës që ka mbërthyer Sirinë dhe Irakun.

Duke kritikuar qëndrimin e vendeve të Bashkimit Europian kundër refugjatëve, Erdogan tha:

“Ndërsa shumë vende evropiane po fshihen pas telave me gjemba, Turqia ka strehuar katër milionë refugjatë, nga të cilët 3,5 milionë nga Siria”.

Komentetet e tij u bënë në Sanliurfa, qytet në Turqinë juglindore, të njohur për pritjen e  refugjatëve nga Siria të ikur për shkak të luftës.

“Sanliurfa është një qytet në Turqi që ka marrë shumicën e refugjatëve sirianë. Ndaj unë ju falënderoj për vëllazërinë e shprehur dhe qasjen njerëzore nfa tyre”, u tha presidenti turk banorëve të mbledhur në një tubim.

/tesheshi.com/

Shekulli Agency