Çekia do të qëndrojë jashtë paktit të OKB-së për migracionin

Qeveria e Çekisë ka vendosur që të largohet nga pakti i Kombeve të Bashkuara i cili promovon qasje ndërkombëtare për migrimin e sigurtë dhe të rregullt.

Ky vendim erdhi pasi kryeministri Andrej Babis kundërshtoi me forcë dokumentin, duke thënë se kjo përbën një kërcënim për sigurinë dhe sovranitetin e vendit të tij.

Shekulli Agency