Sulm i armatosur në një stadium në SHBA, 10 të plagosur

Si pasojë e një sulmi me armë gjatë një ndeshje futbolli amerikan mes dy shkollave të mesme në Alabama të SHBA-ve u plagosën 10 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Sipas lajmit të CNN, të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë ndeshjes së futbollit të luajtur mes shkollave të mesme Leflore dhe Williamson në stadiumin Ladd-Peebles.

Në këtë sulm janë plagosur 10 të rinj mes moshës 15-18 vjeç nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Shefi i policisë Lawrence Battiste ka bërë të ditur se të rinjtë, grindjet e tyre në lagje duke i sjellë në aktivitete të hapura publike kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë.

Ndërkohë bëhet e ditur se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona.

Shekulli Agency