SHBA, shënohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi

Në SHBA është shënuar vdekja e parë nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Zyra e shëndetësisë në rajonin e Washingtonit njoftoi se një person i prekur nga i Covid-19 në rajonin King County në afërsi të Seattle ka vdekur.

Nuk janë dhënë informacione rreth vdekjes në fjalë e cila është konfirmuar në SHBA si e para e lidhur me virusin Covid-19. Theksohet se informacione më të hollësishme do të jepen në orët në vijim nëpërmjet një konference për media që do të mbahet nga zyrtarët e shëndetësisë.

Deri më tani në SHBA janë regjistruar 66 raste me Covid-19.

Shekulli Agency