Francë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në një sulm me thikë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur në një sulm me thikë në rajonin Romans-sur-Isere të Francës jugore, njoftuan mediat lokale.

Mediat raportuan se një sulmues në qendër të rrethit Romans-Sur-Isere, ku janë futur kufizimet e lëvizjes për shkak të koronavirusit, sulmoi disa njerëz rreth orës 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Sulmuesi është arrestuar, ndërsa siç raportohet, ai ka thënë se është sudanez që ka aplikuar për azil në vend.

Shekulli Agency