Katari dërgon ndihmë mjekësore për Shqipërinë

Katari ka dërguar ndihmë mjekësore Shqipërisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.

Në njoftimin e bërë nga zyra administrative e Emirit të Katarit, thuhet se “Në drejtim të udhëzimit të Emirit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Thani, për të luftuar kundër pandemisë COVID-19, është dërguar ndihmë emergjente mjekësore Shqipërisë, Kongos dhe Angolës”.

Katari edhe më parë kishte dërguar ndihma në shumë vende përfshirë Palestinën, Tunizinë, Libanin, Algjerinë, Iranin, Kinën, Italinë, Nepalin dhe Ruandën.

Shekulli Agency