Kina dërgon ekip për të hetuar vdekjen e ambasadorit në Izrael

Kina do të dërgojë një ekip të specializuar mjekësor për të hetuar vdekjen e ambasadorit të saj në Izrael, sipas të përditshmes izraelite Haaretz të hënën.

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, 58 vjeç, u gjet i vdekur brenda rezidencës së tij zyrtare në pjesën veriore të Tel Avivit të dielën.

Sipas mediave izraelite, raportet fillestare të policisë theksuan se trupi i tij nuk kishte shenja dhune.

Policia izraelite ka nisur një hetim për vdekjen e ambasadorit kinez.

Haaretz tha se ekipi kinez “do të kryejë një hetim të brendshëm dhe do të trajtojë marrëveshjet e fluturimit për kufomën, si dhe do të koordinojë aktivitetet e ambasadës”.

Shërbimi izraelit i urgjencës Megan David Adom vdekjen e të dërguarit e përshkroi si një “incident kardiak”.

Shekulli Agency