Francë, emigrantët në protesta me kërkesën për leje qëndrimi

Mijëra emigrantë në Francë mbajtën protesta me kërkesën për leje qëndrimi.

Emigrantët zhvilluan aktivitete në më shumë se 60 qytete për përmirësimin e kushteve me thirrjen e bërë nga shumë shoqata dhe sindikata me rastin e “18 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve” të shpallur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Richelieu-Drouot” në Paris dhe marshuan deri në zonën përreth ndërtesës së bashkisë së Parisit. Policia e cila kishte marrë masa intensive të sigurisë nuk lejoi afrimin e turmës pranë bashkisë.

Gjatë kësaj protestuesit me pankarta kundër qeverisë kërkuan që t’u jepen mundësitë për leje qëndrimi dhe për banesa.

Aktivitete u mbajtën edhe në qytetet si Marsilya, Lyon, Lille, Strasbourg, Rennes, Nantes dhe Bordeaux.

Organizatorët e protestave reaguan ndaj presidentit, Emmanuel Macron për mos hedhjen e asnjë hapi për emigrantët.

Më parë emigrantët kanë zhvilluar tre herë protesta në shumë qytete, kryesisht në Paris.

Shekulli Agency