Kumanovarët bllokojnë rrugët për ta penguar vizitën e Ali Ahmetit

ali-ahmetiQindra banorë shqiptarë të Kumanovës janë grumbulluar dhe po bëhen gati të bllokojnë hyrje daljet në qytet, pas një informacioni të paraqitur se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot do të vizitojë Lagjen e Trimave, njoftojnë banorët për “Lajm”.

Kumanovarët janë të revoltuar për shkak se Ahmetin e konsiderojnë ndër fajtorët kryesor për ngjarjet e 9 dhe 10 majit, pas të cilave Ahmeti nuk e ndërpreu partneritetin me VMRO-në dhe Gruevskin. Situata është tejet e tensionuar.

Shekulli Agency