Rusia: 15 shkurti do të hyjë në histori si dita e dështimit të propagandës për luftë të Perëndimit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar kthimit të disa njësive të ushtarake ruse në bazat e tyre tha se “15 shkurti do të hyjë në histori si dita e dështimit të propagandës për luftë të Perëndimit”, transmeton (AA).

Zakharova, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se disa njësi ushtarake ruse që kanë kryer detyrat e tyre në kuadër të stërvitjeve, kanë filluar të kthehen në bazat e tyre.

Ajo tha se zhvillimi në fjalë është përgjigje ndaj propagandave të vendeve perëndimore. “Data e 15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të propagandës për luftë të Perëndimit. Pa gjuajtur asnjë plumb, të turpëruar dhe shkatërruar”, tha Zakharova.

Shekulli Agency