Fillon samiti trepalësh Erdogan-Zelenskyy-Guterres në Lviv

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporton (AA).

Samiti trepalësh zhvillohet në Pallatin Potocki në qytetin ukrainas Lviv.

Pas takimit, Erdoğan, Zelenskyy dhe Guterres, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.

Shekulli Agency