Shpërthim në Ambasadën e Ukrainës në Madrid

Një person ka mbetur i plagosur në një shpërthim që ndodhi në Ambasadën e Ukrainës në Madrid.

Shpërthimi ndodhi kur një punonjës i ambasadës hapi një zarf, sipas medias spanjolle Radio Televizioni Madrid (RTVM).

Punonjësi pësoi lëndime të lehta dhe ishte në gjendje të shkonte vetë në spital, thuhet në raportim.

Shekulli Agency