Kryeministri Rama vizitë në Türkiye

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po realizon një vizitë në Türkiye, ndërkohë është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë “TRT World Forum 2022”, raporton (AA).

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me vizitën.

Kryeministri Rama është takuar gjatë forumit me Presidentin e Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan.

Rama gjatë vizitës në Türkiye shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Shekulli Agency