Kisha Ortodokse Bullgare bën thirrje për mësim të detyrueshëm fetar

Kisha Ortodokse Bullgare ka kërkuar që mësimi fetar të jetë lëndë e detyrueshme në kurrikulën shkollore, duke theksuar se nga kjo do të përfitojnë nxënësit, raporton AA.

Sinodi, këshilli i Kishës, dërgoi një kërkesë me shkrim ku thuhet se mësimi i detyrueshëm fetar është i rëndësishëm për “parandalimin e dhunës, edukimin shpirtëror dhe moral të nxënësve dhe ngritjen shpirtërore të kombit”.

Kushtetuta e Bullgarisë njeh krishterimin ortodoks si fe zyrtare të vendit, duke nënvizuar se “Krishterimi ortodoks konsiderohet fe tradicionale në Republikën e Bullgarisë”.

Shekulli Agency